Aksident me 4 të plagosur në Shkodër, dy makinat bëhen 'copë' në rrugën e Hanit të Hotit

4 Dhjetor 2019, 17:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës. Gazetari i Report Tv, bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një nga makinat e përfshira në aksident është tip 'Maserati' me targa italiane. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.