Aksident me pasojë vdekjen, karrotreci përplas 45-vjeçarin te Ura Vajgurore

7 Janar 2019, 08:41

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Ura Vajgurore në Berat, pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën Levan-Tepelenë ku humbën jetën 2 persona dhe 5 të tjerë u plagosën. (Lexo këtu). Policia njofton se një karrotrec ka përlasur një 45-vjecar që ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Dritan Mici 45 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit është Jetmir Caushi.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak. Në datë 06.01.2019, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejëshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.