ELBASAN-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku mësohet se janë plagosur 5 persona. Të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Paraprakisht mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurve është e rëndë. Sic shihet edhe në fotot e Shqiptarja.com, dy makina janë përplasur.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e aksidentit.
