Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës

17 Qershor 2020, 16:12

ELBASAN- 4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Paper. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale. Akoma nuk dihet shkaku se përse ka ndodhur përplasja e makinave.