Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina!

21 Dhjetor 2020, 19:42 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 19:42

ELBASAN - Një aksident rrugor u shënua pasditen e sotme (21 dhjetor) në aksin Elbasan-Peqin.

Dy automjete janë përfshirë në aksident të regjistruar pranë fshatit Përparim.

Si pasojë e përplasjes ka pasur disa të plagosur por të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia shkoi në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com