Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 3 persona ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spital ku është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
