Aksident në aksin Elbasan-Peqin! Plagosen 5 persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë

12 Korrik 2020, 19:23 | Përditesimi i fundit: 2020-07-12 19:38:18

ELBASAN- Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku janë lënduar 5 persona dhe janë në gjendje të rëndë 3 prej tyre.

Sipas korespodentit të Report tv, ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit me urgjencë. Shkak mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.