Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas të riun që po kalonte rrugën

4 Tetor 2020, 21:39 | Përditesimi: 4 Tetor 2020, 21:39

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq pranë fshatit Symizë. Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën. I aksidentuar ka mbetur Romeo Jasharllari, rreth 17 vjeç nga fshati Symizë.

Ai ka qenë duke ecur anës rrugës nacionale kur është përplasur nga mjeti.

b.ha./Shqiptarja.com