Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë kirurgu! Në gjendje të rëndë një këmbësor

23 Tetor 2020, 20:35

LEZHË - Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Viktima është Qesk Gjergji, mjek kirurg i spitalit të Lezhës. Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip "Benz" e cila ka dalë nga rruga.

Mjeku u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku pas disa orësh ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit u plagos edhe një këmbësor tjetër gjendja e të cilit nuk dihet ende.

"Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë" - njofton policia.

Policia shkoi menjëherë në vendgjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.