Shtatë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në rrugën nacionale Lushnje-Berat si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me një Toyota Yaris.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit dhe pasagjerët e të dy mjeteve. Sipas policisë në mjetin tip Benz udhëtonte shtetasit F.M, dhe I.Q., ndërsa në mjetin tip Toyota udhëtonin 6 persona mes të cilëve shoferi dhe pasagjerja me iniciale A.P., dhe tre fëmijë të mitur të moshave 5, 7 dhe 13 vjeç.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku po marrin dhe ndihëm e nevojshme mjekësore.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar rëndë të dyja mjetet.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve në momentin e daljes nga kthesa.
Policia po kryen veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.