Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, humb jetën një 60-vjeçar

1 Nëntor 2020, 10:49

Një 60-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksident rrugor në aksin Tapizë-Thumanë.

Sipas një informacioni të policisë, në orën 08:15, 60-vjeçari me inicialet H.M, duke drejtuar një makinë tip Fiat është përplasur me një tjetër automjet, Benz.Për pasojë shoferi 60-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve 41-vjeçari, shofer në makinën Benz, me inicialet K.B 
    
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, njofton policia, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë një parakalim i gabuar.