Aksident në aksin Tiranë - Fushë Krujë, humb jetën gruaja 38-vjeçare

4 Maj 2018, 21:59 | Përditesimi: 4 Maj 2018, 21:59

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Larushk. Ka qenë një automjet tip "Benz" me targa AA 222 FY i cili ka marrë përpara një kalimtare të identifikuar si Burbuqe Dervishi 38-vjeçe. 

Gruaja po ecte në anë të rrugës kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 100 metra nga makina e cila e ka zënë poshtë. 
Sipas dëshmitarëve gruaja është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e makinës. 

b.ha./Shqiptarja.com