Aksident në autostradën Tiranë- Durrës/ Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga

25 Prill 2020, 16:17

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë- Durrës, ku një shoferi ka humbur kontrollin e për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.