Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përplaset me trafikndarësen, plagosen tre persona

23 Gusht 2020, 22:40 | Përditesimi: 23 Gusht 2020, 22:40

VLORË- Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen.

Sipas burimeve, kanë mbetur të dëmtuar tre persona. Akoma nuk bëhet i ditur identiteti dhe gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

b.ha./Shqiptarja.com