Aksident në Bërzhitë, festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Humbin jetën dy 17-vjeçare

10 Nëntor 2019, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2019-11-10 13:48:55

TIRANE- Një aksident i ka marrë jetën dy 17-vjeçareve në orën 01:00 pas mesnate në Bërzhitë të Tiranës. Mësohet se viktimat janë Denada Tarja dhe Suada Serani, të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që drejtohej nga  Françesk Shaba 18-vjeç.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ata ktheheshin nga ditëlindja e një prej dy 14-vjeçarëve.

    No videos found.