Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit, përmbyset makina, plagoset drejtuesi

24 Mars 2018, 19:18 | Përditesimi: 24 Mars 2018, 19:18

Një makinë është aksidentuar dhe është kthyer përmbys në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Krrabës.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga "Shqiptarja.com", automjeti i aksidentuar ka qenë një makinë tip "Ford". Aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra pas daljes nga tuneli i Krrabës. 

Nuk raportohet për të plagosur nga aksidenti, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga. 

b.ha./Shqiptarja.com