Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

29 Tetor 2019, 19:18

Ndërkohë që një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme edhe në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja u regjistruar ekzaktësisht në Labinot Fushë. Automjeti tip 'Benz' me targë AA 132 PK është përplasur me një mjet tip 'Kia' me targë AA 040 PV. Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.Ata janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor që kanë kryer procedurat përkatëse. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti. Megjithatë paraprakisht deklarohet për një parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve. Sot kanë humbur jetën tre persona nga aksidentet, dy në Kolonjë dhe një në Devoll.