Aksident në Elbasan/Mjeti përfundon në lokal, katër persona të plagosur

3 Qershor 2019, 21:17 | Përditesimi i fundit: 2019-06-04 10:53:02

ELBASAN-Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 6 persona. Ngjarja është regjistruar në unazën e qytetit pranë stacionit të trenit, ku mjeti tip "Ford" është përplasur me mjetin tip "Scoda", ky i fundit ka përfunduar brenda një lokali buzë rrugës.

Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia, e cila ka nisur hetimet. Shqiptarja.com sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi dy automjtet kanë marrë dëmtime shumë të mëdha në pjesën e përparme të tyre.

Dy drejtuesit Ilir Deda. dhe Astrit Kurti kanë marrë dëmtime të lehta në trup, e ndërsa kanë mbetur të plagosur shtetasit R.P; M.P; B.K dhe K.K.