Çifti aksidentohet në Fier, rëndë 31 vjeçari, ktheheshin nga Greqia, të dielën kishin dasmën

4 Gusht 2018, 18:39 | Përditesimi i fundit: 2018-08-04 18:47:44

Fier- Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar.

Në mjetin tip Skoda po udhëtonte një çift, të cilët ishin nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës ku banonte drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Samir Muçaj. 31-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një fushë në anë të autostadës.

Si pasojë e përplasjes gjendja shëndetsore e 31 vjeçarit paraqitet e rëndë nga frakturat e marra në disa pjesë të trupit. E lënduar ka mbetur edhe e fejuara e tij, e cila ka marrë plagë të lehtë.

Nga hetimet paraprake shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qënë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit.