FIER-Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin që të dërgon në Sheq. Një makinë tip ‘Benz’ është aksidentuar nga shpejtësia duke dalë nga rruga. Makina ka përfunduar mbi murin rrethues të një banese ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar.
Në Shqipëri në kohët e fundit thuajse cdo ditë janë regjistruar nga disa aksidente, ndërsa në 7 muaj 120 persona kanë vdekur nga aksidentet bëjnë me dije të dhënat e INSTAT.