Aksident në Fier/ Përplaset makina e policisë me Fuoristradën

20 Dhjetor 2018, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2018-12-20 21:18:33

Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur Kashisht. Dy makina janë përplasur, ku sic mëson Report Tv, një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, 4 persona janë plagosur.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Ata janë burrë e grua, mësuesë, nga fshati Nuslala i Fierit. 

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga spitali, ku shihet polici i plagosur i shtrirë në një nga shtretërit e spitalit, duke marrë ndihmën e parë.