Aksident në Fier, shoferi humb kontrollin, përplaset me pemën

30 Tetor 2019, 11:15

Një aksident ka ndodhur në Unazën lindore të qytetit të Fierit, ku si pasojë është plagosur shoferi i një automjeti. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri po drejtonte makinën e tij tip 'Mercdes Benz' ku ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën anësore.

Pas kësaj përplasje, shoferi ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke goditur një pemë. Ndërkohë shoferi është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.