Aksident në Fushë Krujë, humb jetën një person

28 Dhjetor 2018, 17:51 | Përditesimi i fundit: 2019-01-01 11:33:57

FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pak caste më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën. 

Menjëherë pas aksidentit, makina që e ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com duket trupi i pajetë i këmbësorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet.