Aksident në Fushë-Prezë, përplasen 3 makina, plagosen 6 persona

30 Tetor 2020, 19:52

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të premte në Fushë-Prezë. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete ku si pasojë mbetën të plagosur 6 persona.

Dy prej automjeteve të përfshira në aksident janë përmbysur. Të gjithë janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve" - njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.