Aksident në Gjirokastër, ‘Golf’-i u pret rrugën dy makinave, një i plagosur rëndë

27 Qershor 2018, 10:12 | Përditesimi: 27 Qershor 2018, 10:12

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë në hyrje të lagjes Kordhoce të Lazaratit.

Tre mjete janë përfshirë në aksident, ndërsa një person është plagosur rëndë dhe dy lehtë.

Automjeti tip ‘Golf’ i ka prerë rrugën një Jeep-i dhe një furgoni duke shkaktuar aksidentin.

b.ha./Shqiptarja.com