Aksident në Këlcyrë e Gjirokastër, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

12 Prill 2019, 17:10

Një automjet tip Xhip ka dalë nga rruga, e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet nga gazetari në terren, ngjarja është regjistruar në fshatin Malshovë të Këlcyrës.

Mësohet se gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit është shumë e rëndë, për këtë arsye ka mbërritur helikopteri për dërgimin e tij me urgjencë drejt kryeqytetit. I plagosuri është identifikuar si Latif Xhako 62 vjeç, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve të tjerë.

Ndërkohë, është nisur drejt Tiranës edhe një 81-vjeçar pasi duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.