Aksident në Korçë! 70- vjeçarja në gjendje të rëndë, mungon sinjalistika rrugore

3 Qershor 2020, 10:45

KORCË-Një aksident rrugor tek "Dritat e Verdha" ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve ne vendin e ngjarjes një mjet ka goditur një kalimtare në rrugë, duke e  plagosur rëndë. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vetme 70- vjeçaren.