Aksident në Korçë, automjeti përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë 60 vjeçari

12 Shkurt 2019, 21:21

KORÇË- Një 60 vjeçar është përplasur nga një mjet tip 'Range Rover' në aksin nacional Çiflig- Bulgarec. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërkohë korrespondentja e Report Tv, Iris Rezhda bën me dije se këmbësori i cili ishte në anë të rrugës në momentin kur është përplasur nga automjeti është çuar me urgjencë në spitalin e Korçës me lëndime të forta në trup.

Madje dyshohet se 60 vjeçari mund të ketë thyer dhe këmbët. Sa i përket drejtuesit të automjetit, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Korçës për hetimet e mëtejshme.