Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, shoferi 'i dehur' mbetet i bllokuar në mjet

6 Prill 2019, 21:58 | Përditesimi: 6 Prill 2019, 22:08

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti ka rënë në një kanal ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda tij.

Shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia ndërsa mësohet se shoferi i automjetit i cili ka përfunduar në kanal, ka qenë në gjendje të dehur.

Forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.