Aksident në Korçë, makina përplaset me pemën! Plagoset rëndë drejtuesi

9 Qershor 2020, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-09 14:44:30

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti shkaktuar mes dy makinave. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku 2 mjete janë përplasur mes tyre.

Në aksidenti është përfshirë një makinë e postës, që ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur dhe me një pemë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës së postës, Kristi Plluska.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.