Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat, plagoset shoferi

1 Prill 2020, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 11:57:38

Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit. Një automjep tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i makinës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jenë bërë shkak për aksidentin.