Aksident në Lushnje, furgoni me targa gjermane përplaset me makinën e transportimit të parave

3 Shtator 2018, 15:12

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje. Ka qenë një furgon me targa gjermane që është përplasur me një tjetër furgon të transportimit të vlerave monetare. Aksidenti ka bllokuar për rreth 15 minuta qarkullimin e automjeteve në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. 

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për deme materiale dhe lëndime të lehta nga aksidenti, ku të lënduarit kanë marrë ndihmë në Spitalin e Lushnjes.

Mësohet se automjeti i shoqërisë së transportit të vlerave monetare ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në rrethrrotullim.