Aksident në Lushnje, makina përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

13 Prill 2020, 09:03

Një aksident ka ndodhur në fshatin Gorre në Lushnje, duke shkaktua një të plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë  3 mjete, mes tyre një frezë, makinë bujqësore, që mendohet të ketë qenë dhe shkaku i aksidentit.I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lushnjes, ndërsa polica ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.