Aksident në Lushnje, 'Toyota' përplas kalimtarin (Pamjet nga vendi i ngjarjes)

27 Tetor 2019, 18:12

LUSHNJE-Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore të qytetit. I plagosuri është Qani Çela. Ai ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip 'Toyota Yaris' e drejtuar nga një grua 50-vjeçe.

Çela është transportuar në spital, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti.