Aksident në Pogradec/ Dy makina përplasen fort me njëra tjetrën, plagosen 2 persona

6 Tetor 2020, 12:56

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në Lin të Pogradecit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve goditja ka qenë e fortë dhe kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilat po transportohen drejt spitalit. Akoma nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident.