Aksident në Pogradec/ Dy makina përplasen fort, shoferi i dehur ikën në këmbë nga vendngjarja

6 Tetor 2020, 07:33

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas gjatë mbrëmjes së djeshme.

Dy mjete janë përplasur fort me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë i dehur dhe ka ikur në këmbë nga vendngjarja. Si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar.