Aksident në Prrenjas, kamioni përplaset me furgonin dhe përmbyset në një arë

19 Gusht 2020, 09:42

Dy drejtues mjetesh janë plagosur nga një aksident që është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Prrenjas.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në një nga kthesat e Pishkashit. Një kamion me targa serbe ka dalë nga rruga pas përplasjes me një furgon me targa maqedonase.Nga aksidenti janë plagosur drejtuesit e dy mjeteve. Report Tv siguron pamjet e aksidentit, ku duket kamioni që pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një arë.