Aksident në qytetin e Korçës, makina përplas këmbësorin

12 Gusht 2020, 21:35 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 21:53:28

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës në "Bulevard Republika". Sipas informacioneve, një makinë ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit.

Personi i plagosur është nën kujdesin e mjekëve në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.