Aksident në rrugën e Kombit, makina përplas fëmijën 10 vjeçar

31 Maj 2022, 08:21 | Përditesimi i fundit: 2022-05-31 12:06:04

Një aksident me pasojë plagosjen e fëmije ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fang.

Një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeçar që po kalonte rrugën. Fëmijë është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.