Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen dy shoferët

31 Tetor 2019, 16:21

Një aksident ka ndodhur në dalje të Milotit përgjatë Rrugës së Kombit. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në aksident janë përfshirë një mercedez me targa kosovare dhe një mjet tip ' Hyunday' me targa AA 087 VI. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.