Aksident në rrugën Elbasan-Metalurgjik, makina përplaset me murin rrethues të një banese

9 Korrik 2020, 08:55

Një aksident raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Elbasan-Metalurgji. Sipas informacioneve të para, një automjet është përplasur me murin e jashtëm të një banese.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.