Aksident në Rrugën Tiranë - Elbasan, ambulanca përplaset me një makinë

18 Nëntor 2018, 14:44

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit të Krrabës. Një autoamblunacë është përplasur me një makinë. Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar në njerëz, por rruga ka mbetur e bllokuar nga mjetet.