Aksident në Shëngjin, dy makina përfundojnë në një kanal me ujë! Plagoset një person

17 Shkurt 2021, 21:30 | Përditesimi i fundit: 2021-02-17 21:32:00

LEZHË - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Shëngjinit në Lezhë.

Dy makina të cilat po lëviznin në drejtim të Lezhës kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve i cili është dërguar në Spitalin e Lezhës.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.