Aksident në Shkodër/ 'Benzi' përplas një vajzë me biçikletë, e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën

11 Shtator 2020, 16:19

SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus pranë Sahatit në këtë qytet.

Një mjet "Benz" me xhama të zinj, ka përplasur një vajzë të re e cila po lëvizte me biçikletë.

Sipas dëshmitareve në vendin e ngjarjes, e aksidentuara është hedhur disa metra më tutje si pasojë e përplasjes së fortë.

E aksidentuara është dërguar në spital ndërkohë që burimet bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti në rrugët e Shkodrës.