Aksident ne Tirane, shoferja përplasën me makinë nje person te vijat e bardha

12 Mars 2020, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2020-03-12 10:11:33

TIRANË - Një aksident rrugor ka plagosur rëndë një person këtë mëngjes sot në Tiranë në zonën e 9-kaësheve, pranë Ushtarit të Panjohur.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se i plagosur rëndë mbeti një burrë që po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha.Ka qenë një zonjë ajo që drejtonte makinën që përplasi burrin, që është treguar e pakujdesshme edhe pse në një situatë me trafik jo të rënduar dhe me qarkullim më të vogël të automjeteve duke marrë parasysh edhe kufizimet që qytetarët kanë nisur të bëjnë nisur nga situata për masat mbrojtëse nga koronavirusi.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarje, ashtu sikundër edhe ambulanca.