Aksident në Tiranë/ U përplas nga makina, kokorja shpëton motoristin e picave

18 Gusht 2020, 17:04

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ku një makinë tip fuoristradë ka përplasur një motor picash.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit. Burime bëjnë me dije, se motoristi ka shpëtuar për shkak të përdorimit të kokores.

Ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe po transporton për në spital drejtuesin e motorit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.