Aksident në Vlorë/ Biçikleta përplaset nga një automjet, rëndë drejtuesi i saj

20 Mars 2019, 14:10

Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ai po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet.

Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.