Aksident në Vlorë, makina përplas biçikletën, një i plagosur

14 Tetor 2019, 18:32

VLORE-Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar pasditen e sotme.

Ai ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë tip Volkswagen.Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në lagjen 'Pavarësia' ku ndodhi aksidenti.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.