Aksident në Vlorë/ Makina përplas motoçikletën, rëndë drejtuesi i saj

13 Maj 2019, 16:59 | Përditesimi: 13 Maj 2019, 17:21

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, është dëmtuar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.

Ai është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

r.k./Shqiptarja.com