Aksident në Vlorë, makina përplas motorin në Skelë, drejtuesi në spital

14 Qershor 2020, 08:48

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në zonën e Skelës.

Një makinë me targë AA019 ZV ka përplasur në rrethrrotullim një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Report Tv sjell pamjet nga aksidenti në Skelë.